Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritDASHURI E HUMBUR-FREDERIK RRESHPJA

DASHURI E HUMBUR-FREDERIK RRESHPJA

Dashuri e humbur

Kur ishim të vegjël
i shkruanim njëri-tjetrit nëpër avionë prej letre.
Tani avionët janë prej duralumini,
po të tërë janë bosh.

Je ftohur nga drurët, metalet dhe retë,
lartësive të mëdha.

Këto shpikje na ndanë;
Ishim aq mirë kur qemë të vegjël,
nuk na duheshin hapësirat dhe largësitë.

Bëje një letër, po jo prej duralumini:
Kam nevojë për ty, jo për metalet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT