Prishtina ka marrë pamje festive në prag të Ditës së Pavarësisë.
Rrugët e kryeqytetit kanë marrë ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës.
Flamuj të shumtë janë vendosur në sheshin e kryeqytetit, duke i dhënë frymë festive në prag të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.
Flamujt nuk mungojnë as në pjesë tjera të Prishtinës, pasi janë vendosur në shtyllat përskaj rrugëve kryesore.
Nesër pra bëhen 14 vite që kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj.
Me 17 shkurt 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran.


