Liverpool ka arritur ta mposht Interin në ‘Giuseppe Meazza’ me rezultat 0-2, me golat e shënuar nga Roberto Firmino dhe Mohamed Salah
Në duelin e zhvilluar në Milano pjesa e parë mbaroi me rezultat të barabartë ku nuk munguan rastet në të dyja anët, por Inter kishte mundësinë më të mirë me shtyllën e goditur nga një gjuajtje të fortë nga Hakan Calhanoglu.
Megjithatë, në pjesën e dytë Jurgen Klopp zëvëndësoi Diogo Jotan me Roberto Firminon dhe braziliani ia shpërbleu duke realizuar golin e epërsisë në minutën e 75′.
Pas tetë minutave, për golin e dytë u kujdes Mohamed Salah i cili me një goditje të fortë brenda zonës arriti të tund edhe një herë portën e Handanovic.
Liverpool tani është shumë afër të kaloj në fazën tjetër të kualifikimeve pasi me 8 mars pret Inter në ‘Anfield Road’.