SHEIKU
Nga rruga çdo dite shihje një pamje ndryshe, lagështia, theksonte grinë e palarë dhe menten e tokës. Zhurma të çuditshme rrisnin kuriozitetin e kalimtarëve të rrallë në ato anë, për një moment do mendoje se diçka nuk shkon në ty, por nëse ndalesh kupton qartë se çdodh brenda tij.
Kështu nisa të shohë me vemendje, çasti ish i hidhur, sa shumë gjëra mungonin, që ishin dhe s’janë.
Qyteti shëmbej, shëmbej nga fantazmat e padukshme, sikur të vrisnin kujtimet e shekullit që shkoi.
Ndjeva dhimbje, sepse nëse të vrasin dhe gjurmët atëherë përgatitu për mosegzistencë.
Se di çdo ngrihet, por tashmë di që po shëmbet.
Kjo qytezë hekuri ishte një vepër arti që nuk ngopesha duke e parë.
Aq sa për çdo ditë jam fundosur me sy në ngjyrat e saj të cilat kullonin ndryshk.
Por beteja me fantazmat vazhdon, askush se di ç’ndodh tani , as përse ndodh, por në një çast aty do të mbetet vetëm “na ishte njëherë” një “deja vu” e përgjumur e dalë nga përrallat e “moçme” shqiptare.
Dhe përsëri mendoj:- Ku është sheiku që merr nektarin e tokës sime…
Ku qëndron ky Sheik që Sheherazadet e tij dërgojnë fantazma për të zhdukur qytetin e ndryshkur…
Nuk e di…..
Di që nesër aty nuk do ketë asgjë, përveç ca kujtimeve të interpretuara me përbuzje dhe pamjeve të stamposura në celuloidët e kohës…..