Ta puthsha lotin e vakët, Kosovë.
Merre fluturimin e këngës
Ti je bijë e vetme nën kurorë
merri dy shamitë e kuqe dhe
fluturo në Vallën Dyshe
mos u brengos
Ti je ende nuse
qiellin e mrrolur
do të ta ujdisim
do të veshim
me xhamadan prej ari.