Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritPO DU ME T´KËNDU ATDHE-MENTOR THAQI

PO DU ME T´KËNDU ATDHE-MENTOR THAQI

Po du me këndu për ty AtDhe,

edhe pse fort për kângë nuk jèm,

me besim në Zot, ne ty të kem Fe,

se përveç Teje, Fe tjetër s´kèm!

Du me ia l´shu zânit deri në Qiell,

le ta merr vesh Bota mbarë,

pasha një Zot, Tokë, Ujë e Diell,

i mirë a´ i keq, unë jam Shqiptar!

Du me ia bâ me dije vllaut,

qysh e din miku dhe e din armiku,

mos të ardhtë puna me të kja shkjau,

se s´tvyen gjâ krejt Iliriku!

Du me t´këndu kângën AtDhe,

atë të moçmen plot 6000 vjet,

se kurrë nuk kjèmë tufë as kopè,

shumë heret mbajtëm rènd e Shtet!

E kângen unë me e këndu po du,

mirë apo keq, njashtu qysh di,

më fal në ia nis´sha për me lotu,

rândë m´ka rrokë n´shpirt një merzi!

Kah t´ia lëshoj sytë Truallit tèm,

ka falë zoti kudo sall bukuri,

edhe si Komb brè, s´jemi t´pa mènd,

e pse kështu veten e mjerojmë në zi?!

Po du me këndu për ty AtDhe,

për t´mirat dhe t´ligat e Kombit tèm,

mos t´shesim mènd se s´ka ku me ble,

e sot për sot bukur n´pus jèm!

Heu, rrnofsh AtDhe ti përjetësisht,

e neve Zoti shpejt na kthjelloftë,

që Kombi jèm përfundimisht,

vetes sytë n´shikim ia lëshoftë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT