Friday, November 22, 2024
BallinaNatyraLegjenda për Ujvaren e Mirushes

Legjenda për Ujvaren e Mirushes

Legjenda për ujëvarën e Mirushës

Edhe pse këtë ujëvarë pothuajse të gjithë e njohin si Ujëvara e Mirushës, ky nuk është emri origjinal i saj, pasi që ajo ka një emër tjetër, madej më mbresëlënës, quhet Ularica. Mirëpo, shumica nuk e dinë se kjo ujëvarë aq e bukur ka këtë emër, madje as nuk e dinë se nga e ka marrë.

E bukura natyre ka gjëra tejet magjike, të cilat mund t’i shohësh dhe t’i kënaqësh sytë. Në thellësi të dy kodrinave në komunën e Malishevës gjendet një mrekulli e natyrës, e cila të magjeps kur e sheh. Kjo mrekulli e njohur si Ujëvara e Mirushës mbledh vizitorë nga vende të ndryshme.

Uji i varur, i cili rrjedh poshtë, ka shtypje tejet të madhe. Në njërën anë të kësaj ujëvare gjenden pemët, të cilat sjellin freski ne në anën tjetër disa gurë që ndriçojnë, kur u bie drita e diellit, i japin pamje edhe më të bukur kësaj ujëvare.

Edhe pse këtë ujëvarë pothuajse të gjithë e njohin si Ujëvara e Mirushës, ky nuk është emri origjinal i saj, pasi që ajo ka një emër tjetër, madje më mbresëlënës, quhet Ularica.

Mirëpo shumica nuk e dinë se kjo ujëvarë aq e bukur ka këtë emër, madje as nuk e dinë se nga e ka marrë Banoret e asaj ane tregojne disa rrefime interesante te degjuara nga pleqte se si e ka emrin Ularica kjo ujëvarë, madje është tejet interesant. Këtu mbi këtë ujëvarë gjendet një shpellë, ku thuhet se në kohën e mëhershme aty kanë jetuar ilirët, madje në murin e saj kanë gjetur shkrime dhe shenja që kishin bërë ata, e që fatkeqësisht tani ato mbishkrime janë dëmtuar”,

“Ilirët që jetonin aty kanë pasur një mbret, i cili kishte një vajzë që quhej Rica, madje vajza e tij mbante mbulesë dhe asnjëherë nuk dilte e veshur para të tjerëve ashtu siç dalin të veshura femrat sot, pasi që i vinte turp. Për këtë arsye, edhe pse e kishin ujëvarën afër, të tjerët mendonin që ajo asnjëherë nuk lahej aty”, tregon legjendën ky banorë i kësaj ane.

Sipas tij, përreth ujëvarës atë kohë toka që ishte shfrytëzohej që të kullosnin bagëtia dhe tërë ditën çobanët rrinin aty i ruanin, për këtë arsye ata nuk kishin hasur ta shihnin dhe nga kjo doli edhe mendimi se ajo nuk lahej asnjëherë.

Mirëpo, Rica, vajza e mbretit, ishte aq e mençur, saqë shijonte çdoherë ujin e bukur të ujëvarës por pa e parë të tjerët. “Pasi që nga ora 10:00 deri në orën 16:00 çobanët i ruanin bagëtitë e tyre teksa kullosnin aty nuk e shihnin asnjëherë vajzën e mbretit të lahej aty dhe kështu mendonin se ajo nuk lahej, por dikush nga ta kishte dëgjuar se nuk ishte e vërtetë që Rica nuk e shijonte atë ujë të mrekullueshëm, kështu që kishin vendosur të fshiheshin dhe ta zinin duke u larë. Andaj ata një ditë i larguan bagëtitë diku larg dhe vetë janë fshehur parapa kaçubave, që gjendeshin afër ujëvarës”.

Ndërsa, sikurse ditëve të tjera, kur vajza e mbretit shfrytëzonte kohën kur çobanët nuk ishin aty, të lahej në ujin e ujëvarës kishte bërë edhe atë ditë, pra kishte rënë pre e mashtrimit të çobanëve.

“Pasi që çobanët ishin fshehur tek ujëvara, nuk dëgjohej asnjë zë dhe nuk shihej askush, kështu që Rica doli që të lahej në ujëvarë. Pasi hyri ajo në ujë çobanët dolën nga vendet ku ishin fshehur dhe e shikonin njëherë e pastaj filluan të bërtisnin ‘U la Rica, U la Rica’.

Kjo është legjenda për emrin Ularica të Ujëvarave të Mirushës, që banorët e kësaj ane e përdorin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT