Një nga arsyet kryesore përse nga viti në vit zona e Bënjës së Përmetit po njeh një frekuentim të gjerë vizitorësh jo vetëm nga i gjithë vendi por edhe jashtë tij janë burimet ujore termale.
Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Evropë.
E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës.
Ujërat termominerale të Bënjës janë të studiuara nga pikëpamja analitiko-shkencore dhe përmbajtja e tyre kimike.
Studiuesit të cilëve i vlerësojnë ato si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate.
Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.
Sëmundjet që Trajtohen
Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtetë i rrallë natyror.
Të gjitha burimet kryesore me ujëra termominerale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin, në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes.
Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike , janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica. Ḉdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës ,stomakut ,veshkave ,reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyralë dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatatshme për trajnimet e lëkurës.
Ky vend i rrethuar nga një natyrë e pandotur ,paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe Kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.
Kanioni i Lengarices
Kanioni ndodhet rreth 200 metra larg burimeve termale ne të dyja anët e Lengarices. Rrjedha e lumit bën që në të dy brigjet të ketë një bimësi të pasur dhe të larmishme ku banon një mori shpendësh dhe kafshësh të egra, të rralla për zonën. Kanioni shquhet jo vetëm për vlerat natyrore por edhe ato arkeologjike. Kërkimet e viteve të fundit, kanë arritur në pvrfundimin se në shpellat e kanionit ka patur banesa prehistorike.
Ura e Katiut
Pak kilometra sipër derdhjes së saj në Vjosë, pikërisht në banjat e Bënjës ndodhet ura e Katiut, urë me interes dhe e ruajtur relativisht mirë. E ndërtuar mbi brigje shkëmbore ajo paraqet interes për nga kompozimi arkitektonik dhe zgjidhja konstruktive. Në qendër të kompozimit të urës ndodhet harku kryesor në formë segmenti rrethor me hapësirë drite 15.5 m dhe lartësi 6 m mbi nivelin e ujit. Përfshirë dhe arkivoltën qemeri i harkut ka trashësi 1 m dhe është punuar me gurë gëlqerorë pllakë. Nga ana e poshtme e urës në ballin e harkut ruhen ende dy ganxha metalike për mbërthimin e gurëve ballorë. Kalldrëmi i urës, me gjatësi 2.65 m është ndërtuar me gurë shtufi pllakë vendosur këlliç. Nga të dy anët e kyçit ngrihen 5 cm, mbi kalldrëm dy rreshta tërthore me gurë lumi, që lehtësojnë ngjitjen mbi kurrizin e urës.
Tipi i urës së Katiut, urë me kurriz, me theksin horizontal, me një qark kryesor e me një më të vogël anash tij, është tip mjaft i njohur në Shqipëri në shekullin e 18-të.