Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Çernobilit.
Kështu ka bërë të ditur për CNN zëdhënësja e Agjencisë Shtetërore të Ukrainës për Menaxhimin e Zonës Përjashtuese, Yevgeniya Kuznetsova, përcjell lajmi.net.
“Kur erdha në zyrë sot në mëngjes [në Kiev], doli se menaxhimi i [centralit bërthamor të Çernobilit] ishte larguar. Pra, nuk kishte njeri që të jepte udhëzime apo të mbronte atë”, tha ajo.