Friday, March 14, 2025
BallinaLajmeOBSH me paralajmërim të frikshëm: Do të ketë katastrofë humanitare në Europë

OBSH me paralajmërim të frikshëm: Do të ketë katastrofë humanitare në Europë

Pushtimi i Rusisë rrezikon një “urgjencë shëndetësore” në Ukrainë dhe “një katastrofë humanitare në Evropë”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Metro.


Në një deklaratë, zyra rajonale e OBSH’së për Europën u kërkoi gjithashtu ushtarëve të sigurojnë që punonjësit shëndetësorë dhe spitalet të mos ishin në shënjestër, megjithëse lutja e saj erdhi pas raportimeve se një predhë ruse kishte goditur tashmë një spital në Vuhledar në Donetsk në Ukrainën lindore.

“Mes konfliktit që po shpaloset me shpejtësi në Ukrainë, zyra rajonale e OBSH’së për Europën përsërit shqetësimin e saj më të thellë për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve të prekur nga kriza në vend dhe ndoshta më gjerë”, tha në një deklaratë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjithashtu shtoi: “E drejta për shëndet dhe qasje në shërbime duhet të mbrohet gjithmonë, jo më pak në kohë krize. Punonjësit shëndetësorë, spitalet dhe objektet e tjera nuk duhet të jenë kurrë një objektiv dhe të lejohen të vazhdojnë t’u shërbejnë nevojave shëndetësore të njerëzve”, shkruan The Guardianrecommended byCLAVOSANKërpudhat toenail do të zhduket nëse ju bëni këtë!MËSO MË SHUMË

Katastrofë humanitare është paralajmëruar edhe më herët, sidomos krizë të madhe të refugjatëve që dynden ndaj vendeve perëndimore, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT