E kemi zemëruar tokën,
çdo trishtim derdhet mbi dhe,
e dheu po ngre revoltë,
për të na kujtuar se dikur ekzistonte “dashuria”‘,,,
harruam të flasim ëmbël,
harruam të përkëdhelim atë pra “baltën “,
përbërjen tone,
harruam sa herë e ngjyem kafshatën në të,
se me urrejtjen u bëmë një,
me zili shpirtin pagēzuam,
dhe urryem, poshtëruam, lënduam,
veten shkaterruam..,
s’gjë më të trishtë e më dhimbshme kur urren brenda llojit…,
dhe mbush duart (me dhe),
e lut në zotat pagan të vendit tim,
Tokës po, I përulem…,
I lyp asaj fuqisë supreme ,
që toka të pajtohet me njeriun……….
……………………………………………………………………………………….
Ti dimrit i mblidhesh grusht,
dhe jeta nis e të përndjek,
shikimin e hedh tutje ,
si zemra heshtjen në dukje,
*
Është shkurt ,
malli keshtu është të ngre kurth,
ka gremina dhe rrëpira,
zgjidh kush është më e mira,
*
Ca rrahje zemre do të vinë pa mendje ,
një mos u mërzit , një s’je vetëm,
ku në horizontin e heshtjes
do zënë të tretën.
*
Atë ditë kur të vish në Lyhnidë ,
një ëndërr do të varet nëpër dallgë,
kur ti të bëhesh llohë e shi,
do mbushesh i gjithi vetmi…
……………………………………………………………………
-Si je?
-Sot jam mirë, munda të ha dy herë…
Ehhh ky shpirti yt i lodhur,
ku as fjalët si nxjerr dot,
e bëhet loti yt i tëri botë,
sa të thepisura këto humnera fjalësh,
sa do të dëgjosh aq dhe do dhembësh..,
hejjj,
në këtë vend fatkeqësish edhe gënjeshtrën e blejnë me pare,
e të hedhin prangat përfare,
të jesh i frymës e të jesh larg,
po thyhet çdo prag,
zot .., si ti harrosh gjithë sa qanë ,
plaga s’është karamele dhe e shpërndanë,
po ti …,veten ke bastun ,
akoma mbanë,
valët sot janë të qeta,
ti veten mos e lësho,
era e malli i përziejnë të gjitha,
ç’është kjo brymë e bardhë e mjegullt
që po vjen me kostum të bardhë,
a harrohen lumenjtë e shpifjes ?
gurgullojnë si mot i prishjes,
koha një rrëpirë e heshtur
ç’detyrë i la ngërdheshjes,
ky filiz i munduar
a nuk është për tu admiruar,
të qëndrosh sot më këmbë
pa ju përkulur kujt as robit e as fatit,
o njeri është më e madhja bëmë….
…………………………………………………………………………………….
Fëmijëve të krizës…
Erdhi kriza ekonomike,
kriza financiare
hidhen njerëzit nga dritaret,
humbet nëna djalin
gruaja bashkëshortin ,
fëmija prindërin,
kjo është gjendja,
vriten njerëzit si pa të keq,
të tjerë udhët lyejnë me të kuq,
askush nuk ndihmon ,
më s’kanë fuqi të kapen pas të mirës ,
i gërvishtën duart si ngeli më fytyrë,
e keqja barçë që s’shter kurrë,
ti thyen turinjtë ky realitet ,
po çtë bëjmë është e vërtetë,
u kthye robi në një produkt,
dhimbja e të varfërve
art i borgjezisë,
ta përjetosh dashurinë
në qoshe të marra me qira,
ku të presin dritat se s’të del mata,
sa të vogla dhomat aq të mëdha e të panumërta ëndrrat,
ehh diku këtu më vjen të dhjes të ardhmen,
kur shoh fëmijët e lagjes të bëhen për shoqërinë kërcënim,
e të godasë me urrejtje,
gjithë sa hoqën me vuajtje,
dhe diku këtu më vjen në mendje,
-nën’ ç’i ka zënë të gjithë,
unë nuk shoh ndonjë ndryshim,
– biro s’ke faj se ne “metron ” kishim gjithmonë në krahë,
as kishim as humbëm në jetën tonë …
Por të tjerët, të tjerët bir
flasin me vete e zemra u bë fir’…