Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMa mirë le t’i mbylli sytë

Ma mirë le t’i mbylli sytë

Ma mirë le t’i mbylli sytë
Ma mirë zemra le t’pushojë
Ma mirë mos me pa ma dritë
Kur harbuti t’më sundojë!

Ma mirüe nga kjo botë të ndahem
Ma mirë krimbat le t’më hanë
Ma mirë gurë e dhé të bahem
Kur i ligu nis më shamë!

Ma mirë lis, lëndin’ a fush’
Ma mirë bar, kullot bagëtie,
Ma mirë mos me t’njohë kurrkush
Kur zuzari t’rrin mbi krye!

Ma mirë bota le të thonë:
“Vdiq i mjeri, shkoi me nder!”
Se i rrëzuem përgjithmonë
Me me shkelë një derr beter!

Burrel, 1977

Poezi nga Havzi Nela

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT