Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritRrethohet edhe qyteti Mariupol, luftë e ashpër po zhvillohet në lindje të...

Rrethohet edhe qyteti Mariupol, luftë e ashpër po zhvillohet në lindje të Ukrainës

Qyteti Mariupol që gjendet në lindje të Ukrainës është i rrethuar nga trupat ruse, raporton gazetarja Liz Cookman.


Cookman, ka njoftuar përmes Twitter, se është tërhequra nga Mariupol, pasi qyteti është i rrethuar dhe luftimet janë shumë intensivë.
Ndërsa ka theksuar se në lindje të qytetit janë evakuuar banorët për shkak të të sulmeve të pandërprera.

“Ne u tërhoqëm nga Mariupol, Ukriana lindore, pasi tani është e rrethuar nga trupat ruse. Luftimet po bëheshin shumë intensive – banorët në lindje të qytetit u evakuuan sot për shkak të sulmeve të pandërprera”, tha reporterja e luftës Liz Cookman.

Ajo gjithashtu ka theksuar se nga qyteti janë larguar, por jo edhe ata burra që janë në moshë për të luftuar.

“Ne ishim në gjendje të largoheshim, por një ukrainas në moshë luftarake tha se ai ishte refuzuar”. tha Cookman.

Gjithashtu raportohet se Forcat Ajrore Ruse pritet të bombardojnë qytetin sonte. Ky qytet është i rëndësishëm për Rusinë pasi që të do lidhte një urë tokësore nga Krimea në Rusi përgjatë Detit Azov.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT