Kombëtarja e Anglisë përmes një komunikate zyrtare kanë konfirmuar se nuk do të luajnë ndaj Rusisë.
Rusia vazhdon me pushtimin ndaj Ukrainës, ndërsa kjo ka ndikuar edhe në aspektin sportiv, transmeton lajmi.net.
Shumë Kombëtare nuk pranojnë të luajnë ndaj Rusisë, e së fundmi kësaj liste i është bashkuar edhe Anglia.
“Nga solidariteti me Ukrainën dhe për të dënuar plotësisht mizoritë e kryera nga udhëheqja ruse, FA mund të konfirmojë se ne nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare për të ardhmen e parashikueshme. Kjo përfshin çdo ndeshje të mundshme në çdo nivel të moshave, grupmoshës ose para futbollit”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Franca kërkoi që Rusia të përjashtohet edhe nga Kupa e Botës 2022.