Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Marjola Salataj

Cikël poetik me poeten Marjola Salataj

DITA E RE


Dita e re zbardhi dhe sot e magjishme
Ëndrrat e natës, la fshehur, nën jastëk,
Shigjetat vezulluese, lëshoi sot qielli
Të bekuar ta jetojmë çdo ditë në këtë jetë.
Të strukura né kujtesë, mbetën ditët e trishta
Të gjalla me shpresa të bukurat kujtime
Dhe kur një ditë më parë ,jetën e shvlerësova
Sot ditën e nisa ,plotë falenderime.
Zemra,syté, morën shkëlqimin mé të pastër
Kjo ditë e re ishte përplotë me dashuri
Rrethuar me njerëz shpirti isha në këtë botë
Eh, çfar kërkojë më shumë? Themë me vete tani!.
Thith oksigjenin, plotë ngjyra ,me aromë jete
Çdo qeliz e trupit, rreh paqësisht,
Me shpirtin e kulluar në napën si bora,
Fle e ngrihem mëngjeseve mes parajsës mbretëris.

……………………………………………………………………………………

VJESHTA
Ti je freskia që shpirtin ma ledhaton ëmbël,
Je era e marrë që mé përqafove fortë,
Je stina e artë mé e dashura për mua,
Në fundvjeshtën e artë ,
Përqafova këtë botë.
Je freskia më e magjishme, lozonjare,
Ku petku ytë i florinjtë , shtronë qylymin, madhështor,
Vallëzojnë pemët ,nën qiellin e grinjtë,
Dhe gjethet përqarké ,janë të shumtit dasmorë.
E përbetuar me ty,stina ime e zemrës,
Ti që më solle në jetë me dashurin e nënës,
Po tek ty ,hodha rrënjët, ndër vite ,
Bekimet në fundvjeshtë më ndoqën si dritë e hënës.
Kurorëzova dashurinë e ëndrrave vajzërore,
Nënë puthjen e erës, nisa udhëtimin mé të gjaté,
Por kjo udhëtare e palodhur, eci pa u ndalur,
Se një pjesë arë vjeshte ,kishte gjithmonë nga pas.

……………………………………………………………………….

DUA JETËN
E dua jetën ,sido të jetë,
Drita e diellit të më mbështjell
Dhe pse e errët ,shpesh do jetë koha,
Do përqafojë ,unë një copë qiell.
Me aromë lulesh me aromë jete,
Do parfumos ,shpirtin e pastër
E le të dehem dhe nga rrëmuja,
Sërish do të jetoj mes paqes.
Edhe kur vitet të shkojnë me moshën
Të thahem si gjethet në fundvjeshtë
Do jetoj çastin, ditët kur zbardhin,
Ëndërr që s’vdes do jem një jetë.
Dhurat prej nënës, dhurat prej Zotit,
Mu fal kjo jetë, ta jetoj bukur,
Ndonse furtuna do më rrethojnë,
Të jem njeri më bën të lumtur.

………………………………………………………………………

ÇFAR KOHE PO JETOJMË
Si erdhi kjo kohë, kaq ndryshe
Ku dielli, ndrydhet té dalë!
Ka hyrë mes njerzve, vetë djalli,
Po shuhet njerëzia ,ngadalë.
Si ëngjëj né këtë botë ne erdhëm
Me shpirt e zemër qelibarë,
Sot mjegulla na ka zënë sytë,
Ku shohim veç dimere pa behar.
Me klithma drithëruese ,qajnë malet
Dhe fushat për njerëz fisnik!
Por kjo kohë ka humbur njerzillëkun,
Mjegullnaja janë bëré dashurit.
Ku humbi mirësia, respekti?
Pse u tretën u bén shkrumb e hi?
Pse rrugët morën drejtim té panjohur ?
Si humbi befas dhe fjala, njeri.
Pse nuk flasim me botën e bardhë?
Até që brenda shpirtin, mbané rrethuar!
Të jetojmë mes paqes në këtë boté
Pa u larguar nga jeta ,penduar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar