Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritCILËS BOTË I BESONI?

CILËS BOTË I BESONI?

S‘di a mund ta shoh

Verbërinë tuaj,

Në ëndrrat e mia

Të ndritshme.

S‘di pse i mbyllni sytë

Para erërave të vdekjës,

Sa her që ju vijnë

Përballë, për fytyre.

Cilës botë i besoni?

Asaj para hundës apo

Asaj përtej qepallave

Të mbyllura?

Sa besoni në atë që shihni?

Apo në atë që të tjerët

Që ua krijuan pa prit,

Të përulur me djallëzi.

A më shumë dini,

A më shumë dëgjoni,

A më shumë besoni,

Në vend të ngjarjes…!

Poezi nga Fetah Maliqi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar