Këngëtarja Xhensila Myrtezaj shumë shpesh është komentuar në mediat rozë për një shtatzëni të dytë, dhe kjo ka ndodhë përsëri së fundmi.
Po përflitet që Xhensila është në pritje të ëmbël për të dytën herë dhe e gjithë kjo është bazuar nga një fotografi e postuar nga vet këngëtarja e cila së bashku me Besin dhe Ajkën janë në pushime.
Këngëtarja u shfaq e veshur me bikini, e shtrirë buzë deti dhe me Ajkën e cila ia shikonte barkun dhe kjo bëri që shumë të dyshojnë se dyshja po bëhen prindër përsëri. Por një gjë e tillë nuk është diskutuar, aq më pak konfirmuar nga dyshja.