Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Rudina Papajani

Çaste poetike me poeten Rudina Papajani

Ka një cak,

kur do rritet kjo gjethe e njomë,

ka një fjalë ..një shpoti,

qesh e lodron në kufijtë e tokës.

Ka bërë një betim rrënja,

të jetoj në tokën e vet,

ta marri në hije plumbin,

kur gjaku zë e bërtet.

Ka bërë një betim rrënja,

thikën që e shpon ta nxjerrë,

me fodullëkun e një djali,

helmin nga shtrati ta nxjerrë.

Pastaj lundrimin të nis kjo rrënjë e re,

të qaj për dhimbjen në kyçe,

è trupin që po ja përmbysin përdhe.

Kur të zbulohet kumbulla e thatë ,

të dëgjohen kërcitjet në periferi,

nga toka do dalë zjarri,

fryt i strallit të ri…

………………………………………………………………………….

Dërgomë një thirrje bredharake,

që dhe dheun ta zbrazi,

nga bëmat e kësaj bote.

Kushedi çfarë lajme me huqe,

sjell hëna në mesnatë.

Një gjë është e sigurtë,

fletët janë bërë të trasha,

si lëkurët njerēzore,

që rripen dalëngadalë,

nga etja dhe fshehja e një faji.

Të lutem kësaj rradhe ,

dërgoma thirrjen,

por të ëmbël,

si ajo vesa që ngrohet në buzët e një vajze,

puthur nga mëkati i djeshëm…

……………………………………………………………………….

MOS I PREKNI SYTË..

Sytë lindën në një natë si kjo,

të ngrohtë e nazike,

të puthur në fshehtësi,

ditën i flisnin qiellit,

natën bënin herezi.

Dashuronin sytë e panjohur,

brithnin gardhit gjithë kërshëri,

ishin kthyer xixëllonjë,

kur hëna mbyllej në kuvli.

Mos i prekni sytë e pjekur,

rilindin në fshehtësi,

bredhin brigjeve të buta,

nga lisi shpërthyer në arrati…

……………………………………………..

A E DI TI ZEMËR…

A e di ti zemër,

se kur mbrëmja bie,

qielli rrëzon ylberin e ëndrrës.

A e di se kur ti nxehesh ,

unë buzëqesh ,

se è di që porta e shpirtit tënd,

pendohet nga fjala e lëshuar pa takt.

A e di ti zemër e dashur ,

se dhimbja e një femre është det i thellë,

ku ajo fut botën ,

cdo herë kur mundohen t’ ia coptojnë.

A e di ti shpirt se unë jam pema,

rrënja e thellë te pjatëza hënore,

ku ti mundohesh të deshifrosh ,

lotët e mi në çdo petal,

frutin tim të pjekur ,

që skuq degët nga rëndesa,

dhe pesha ime ….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT