Dua Lipa dukej sensacionale me një veshje tërësisht të materialit xhins ndërsa po shkonte në xhirimet e emisionit “The Tonight Show With Jimmy Fallon” në New York të enjten.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 26 vjeçe, kishte veshur një palë sytjena me material xhins me zinxhir të markës “Diesel”, e cila tregonte mesin e saj të tonifikuar si dhe tatuazhet e saj të shumta, shkruan DailyMail.
Ylli i muzikës pop përputhej me pamjen që binte në sy, pasi kishte veshur edhe një palë pantallona unike me material xhins, gjersa kishte të mbathura një palë çizme me taka të larta të markës italiane.
Fituesja e çmimit “Grammy” zgjodhi për aksesor një rrip si dhe një çantë të përshtatshme
Bukuroshja me prejardhje nga Kosova kishte një nuancë të bukur jargavani të llakut në thonjtë e saj.
Dua gjithashtu publikoi në Instagram të enjten një tjetër pamje të mrekullueshme – këtë herë në hijen e së kuqes.
Bukuroshja me flokë të zeza u pa e shtrirë në një sedilje avioni me një veshje me gëzof tërësisht të kuqe të markës “Bottega Veneta”, me një xhaketë me kopsa dhe pantallona të ngjashme.
Duke i shtuar më shumë stil veshjes, ajo kishte vënë një palë syze dielli të markës “Tom Ford Jack Pilot” ngjyrë ari dhe jeshile të lehtë.
Ndërkohë në gisht ajo mbante një unazë të markës “Bulgari”, e cila kushton mbi 20,000 dollarë.