…..Ftesa per te marre pjese ne sesion shkencor e beri te nisej ate dite vjeshte te trete.
Kryeqyteti kishte nderruar jo vetem gjethet e pemeve te rena, por edhe vete njerezit.
Me mall sjell ndermend tere shoqet e kohes se vet. Ato rruget qe i shetisnin me “pellembe”, kur ishin studente me ato pak para ne xhep, per te pire dy kriko birre dhe pak berxolla tek “Tymi”!
E rrembeu kjo nostalgji pas kaq e kaq vitesh. Hyri ne nje dyqan dhe u pa me vemendje ne pasqyre.
Trup i rregullt, por thinjat qe kane mbuluar si nje vello bore dhe vende sa shume vende bosh tere parcela te flokeve, rene diku ne honet e jetes.
Sesioni mbahej ne nje nga sallat e Hotel “Berishes” sic i thonin ne kohen e tij, pesembedhjete kateshit. U ul diku ne mes te salles. Hapi ftesen dhe po shikonte me vemendje emrat e pjesmarresve dhe tematika e tyre.
Nje emer e belbezoi nen ze. Emri i shoqes se bankes diku ne shkollen tetevjecare.
Mendimet i vinin ne koke, valle ishte ajo, se kuptohet mbiemri i saj eshte nderruar si gjethet e pemeve kete vjeshte.
Nuk gaboi, erdhi rradha e referueses dhe doli ajo, po ajo ish shoqja e banges,
Menjehere u kthye nder ato vite.
Ishte mikja e tij e shkolles, ashtu e bardhe , e bukur si flutur, e thjeshte dhe e fresket.
E mbante mend kur nxitonte para tij, se i ndjente hapat qe e ndiqnin, edhe guret e kalldremit e therrisnin sirene, vajze e bukur.
Jo nuk besoj se kishte te dyte si shoqja e tij e bankes, ne boten per rreth, ashtu si i thoshte nenokja e tij “nuse me tela”.
Uli koken sa vite pa u pare me ate shoqen e tij te femijerise.
Dhe nje ze malli doli nga shpirti dhe thirri i permalluar emrin e saj. Sa e ndjen edhe sot ne shpirt po me ate mall, me ate ciltersi.
Ju kujtua kur ishin bashke ne bangen e shkolles sa here e ngacmonte shoqen pa vend ndeshte shikimin e mesueses se tij e cila here veshtronte ate dhe here me embelsi shikonte shoqen e tij te banges.,
E kercenonte ajo me giushtin e saj, por asnjehere nuk i tha kurre gje mesueses.
E kishte kuptuar mesuesja fillimin e atij flaldi te bukur te dashurise feminore….
Sa here ne enderr e gdhinte me imazhin e saj, te shoqes se bankes.
Cudi ferkoi syte dhe si zbulues i botes, Ajo ishte aty perballe tij duke referuar, shkencetarja e mrekullshme, kurse ai ish shoku i banjes se dikurshme.
Por koha i kishte kaperxyer fazat, etapat, para tij nuk ishte shoqja e tetevjecares, por Zonja Fisnike, shkencatarja qe po mbronte Doktaraturen….
…..Mbremja e organizuar per nder te sesionit, i gjeti te dy ish shoket e banges si dikur bashke, ne tavoline, perballe njeri tjetrit, te dy me nostalgjine e femijerise, te zhytyr ne boten e kujtimeve….
Pirro Minella Millona