Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritPasditja e së premtes me poeten Lindita Prenga

Pasditja e së premtes me poeten Lindita Prenga

Nëse

Nëse

dikujt n’kët jetë

i mbeta borgj

s’munda prej impenjimeve

për me e shly.

Ju’dhash sot mërgatave

zogjsh

t’ma percjellin fluturimthi

ku dielli s’mund me hy.

Nëse asnjëherë

vetes si dhash hakun

si thashë sinqerisht

sa shumë t’kam mundu.

Sot ja kujtova

si nus’bjeshkës duvakun

prap si thash t’më falje

e prap kjo rrin me mu…

I varnët qielli sot po gërvisht vetveten

me diellin ma vonë me hanën me yjet.

Ama tokës nuk ja mësoj kurrë peshën

nuk ja nigjoj shpirtin që eshtrash i dyndet.

Nuk u ulen asnjëherë të bjen në ujdi

nuk ja mësuan mundimet e shpirtit njëri tjetrit.

Dhe pse përballë vështrohen gjithë zili

dhe pse jan ne këtë jetë më të vjetrit.

Hej perendi brezni pas breznishë

bashkërisht i panë i jetuan, pastaj këtu i lanë.

Dikur na thonin për luftë hyjnishë

dhe ne i besuam ashtu siq na thanë.

I vranët qielli sot po gërvisht vetveten

ndërsa poetët ëndërrimtarë paqohen me muzën.

I pëkëdhelin mendimet n’të bekuarën letër

lozin me fjalën për të përcjellë të bukurën.

Kur shfleton fletoret e vjetra

Kisha dasht ta qafoj diellin

përnjëheri ta marr n’grykë.

Kur t’me teket ja mbledh qiellin

kur t’më teket n’ujë me mbyt.

Kisha dasht shumë kisha dasht

n’fushë betejë t’isha me ty.

M’ka mbet mendja në një udhë t’lashtë

krejt me e dit si kish me u kry.

Kisha dasht të tana yjet

n’sofrën tande t’zenin vend.

N’dyluftim kisha vu hijet

me t’pa krejt sa shtron kuvend.

Kisha dasht me të vu n’provë

dritën hanës a kish m’ja lshu.

Nëse rendi i bjen krejt vonë

sdi me mendje si kish gjyku.

Kisha dasht krejt besa e zotit

rrezen tane ta qep n’xherxhef

Si dikur si në kohët sodit

pasha mu kët pata qef

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT