Dje është zhdukur një djalë në Fushë -Kosovë , këtë e ka raportuar një burrë në polici i cili ka thënë se djali i tij është zhdukur
Përmes raportit 24-orësh të policisë kanë njoftuar se babai i tij ka raportuar që djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më .
Sipas policisë së Kosovës, në lidhje me rastin janë konsultuar me prokurorin e shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Fushë Kosovë 03.03.2022 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ankuesi nuk e din se ku ndodhet djali i tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë