Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMË NË FUND U PLAKËM GRUA…

MË NË FUND U PLAKËM GRUA…

Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.

Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.

Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.

Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.

POEZI NGA NDOC GJETJA

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT