Koha kalon
Unë mbetem një kalorës duke bredhur
Shtigje e brigje
Si një hije e padukshme
Si një fantazmë e trishtë
Për besën e dhënë
Edhe nga varri ngrihem
Te të shpie atje larg
Aromë dheu më vjen
Fryma ç’më zihet
Fjalët shkrumb më janë bërë
Më është tharë fyti
Këmbët s’ecin tutje
Ç’janë
Ato klithma e britma
Bari çatinë e paska mbuluar
A ka njeri të gjallë këtu
Zot të kësaj toke
S’dua të dëgjoj këngë
qyqeje mbi kulma shtëpish
As gjëmën e dheut
As t’i shoh lotët e Doruntinës
Shtigjet
E fatit tim të mallkua
Poezi nga Shpresa Gashi Zurnaci