E shoh; kanë çelur trëndafilat,
Në këtë mëngjes tetori, me vesën janë freskuar.
Oh, sa kënaqësi, kur jam pranë tyre,
Sytë e mi, s’ ngopen duke i shikuar!…
U afrova me delikatesë,
I përkdhela, me dashuri.
Ju fola për hallin tim,
Për mallëngjimin e përvëluar, për Nënën Shqipëri.
Si engjëjt më vështruan, aspak me habi,
Asnjë përgjigje, prej vendësve s’mora…
Lotët me vesën, ranë mbi petalet,
Vuajtjet, sikur u bashkuan, përjetova çudi?!!!
Vështrova lart, u puqa me diellin,
Të paktën, ay t’ma ngrohte ballin,
Vetëm pranë tyre, ndjeva ca kënaqësi,
Për Shqipërinë time, ta freskoja mallin.
Miqtë e dashur pëllumbat,
Me flatrat, sikur më buzëqeshën.
U mrekullova, kur shikova,
Barinjtë kullosnin delet, në barin jeshil,
Me duart e arta, më përshĕndetën!
Oh! Sa ditë e bukur e gëzuar.?!
Vallë, natyra bukuroshe, shpezët dhe njerëzit e thjeshtë, të mirët!…
Vuajtjen time, sot e kishin kuptuar?!…
Poezi nga Landa Molishti