Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Prena Prendi

Cikël poetik me poeten Prena Prendi

Liri e Paqe

Uleni armet,o gjakatare

Paqe don ky popull

Mjaft o vrastare !

Ujqer te pangopur.

Nder shekuj zaptuat

o mizori!

Jete te panumert shuat,

per pasuri.

Po kepusni,lule pranvere

vrisni femije

Perbindesh ndaj popullit te mjere

ju superfuqi.

Vetem gjak kerkoni

Gjahu juej i preferuar

Nga Zoti ,do gjykoheni

o te mallkuar!

Ndihmona o Zot…!

A ka kund drejtesi?

Ne Ukraine e bote

Jo luftë,duam qetesi!

MOS…!

Mos ketu e mos atje

Qe kur mesuam me belbezue

Mos shko tutje sepse bie

Kur fillon,gjurme me ndrrue.

Hesht ,mos qaj,thuhej pusho

Nese gjume kishte femije

Te njejten gje ,nese ushqim do

Me i rrit ish veshtiresi.

Duke u rrit e t’u zgjat mosssss…

Ki kujdes nga shkon e vjen

Mos u vish,mos u krekos

Pa martue,ngelesh ne dere.

Sapo mbushte pesembeshjete

Mos i fol atij e ketij

Ish problem per prind’t e shkrete

Me heq vajzen ,nga shtepi.

Fjala mos eshte kundershtim

Na shoqeroi gjithe jeten tone

Nuk kane dy ,t’njejtin mendim

Nuk e dime keshtu ku shkojme…?

Lere ,ç’behet ne politike

Asnjehere nuk rane dakort

Ndaj s’po sheh shqiptari dite

Kerkojme t’ardhme neper bote.

Te dish a te kesh…?

Nje i zgjuar por i varfer

Kudo shkonte,me koke lart

Fytyrendritur e syhapur

Kish miqesi ,per merak.

Mire i bante llogarite

Ç’do qindarke,,ne pune me vend

Ky avaz dite per dite

Ngado shkonte”,vidhte “mend.

Ne krah tij,një mik qe ka

Rrush e kumbulla,per qef te vet

Dhe nese n’shpirt s’është fukara

S’din se si,mendjen s’e vret.

Xhepin plot ,ta kesh lum miku

Nese mendjen nuk e gdhen

Ai qe din ,eshte pasaniku

Kudo vehtes i ban vend.

FJALA

E ndertuar me pese germa

Shume e thjeshte me u citue

Per nje fjale,te rreh zemra

Mjafton nje ,me u ngatrrue.

Per nje fjalë,nuk merr haber

Sa keq eshte,kur nuk e mendon

Fjale me vend,goja me nxjerr

Kush ka lind e kush jete ndrron.

Fjale e keqe,prish dunjane

Nuk ka “gome” qê e fshin

Njeqind te mira ,me t’i thene

Nuk e lajne ate gabim.

Thone:”me fal”,te gjitha i ndreq

Po dhe kjo njesoj ka germa

Shume prej nesh,jem’ gatue keq

Kapriçozë si na thote mendja.

Per nje fjale,ulet arma

Po per nje ,bahet nami

Eshte e thjeshte,vec pese germa

Pa u mendue,mos ta nxjerre dhembi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar