Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritFLUTURA AÇKA: NJË BURRË SI TI

FLUTURA AÇKA: NJË BURRË SI TI

Një burrë si ti
ka ethe të çuditshme pushtimi,
të largëta
të paqta
si hijesira rrëqethëse mrizimi.
Ti di të durosh,
sepse zotëron padurimin tim,
të vetmen pasuri që s’e ndave
as me mua
gruan e prapë
që të ka, edhe në vetmi.

Pushtimi yt
pa trajtë
pa ngjyrë
pa nguti
ka grisur syprinën e qetësisë
e çahet n’lëkurë-t’vet.
Timpani i kohës drithëron
në count down

çasti vjen
koha erdh
të bëhesh materie, të t’prek,
i miri im!
Penguar jetës
nga mungesat e shpeshta,
ju dorëzuam së fshehtës,
ku si të gjithë, trazojmë e tresim
nga pak mundim.

Ti,
statujë e bukur burri-mashkull
qiriri i athët bë vetëpërzhimë,
me shakuj ngarkuar me jone mëkati,
po ndërron formë
nga afëria
dhe po tretesh nga i pritshmi
i ëmbli lëngim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar