Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritPOEZI PËR MIKUN E VRARË

POEZI PËR MIKUN E VRARË

Shokut tim, Xhemail Mustafës

Unë endem në dhe të huaj
Derisa hija jote ngrin
Mes tempujsh
Në pikë të ditës
Në prag të shtëpisë

Vdekja nuk ec më tej
Është shndërruar në torzo
Me hijen e rruzullit tënd
Rrokulliset fushave të natës
Deri te syri i ngulur në një pikë

As agimi s’del prej atij zhgualli
Me na zgjuar të mërrudhur
Rrëzë statujave pa trup
Varur gërshetëve të ujvarës
Që rrëkëllehet me furi

Çdo gjë jotja u bë akull
Dhe gjaku një perde e rëndë
Lëshuar përgjithnjë në grykën
Nëpër të cilën s’hyn më drita
As pikëllimi kurrë nuk ik

Poezi nga Shaip Beqiri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar