Një natë para se shovinistët serbë t’i zinin pusi dhe ta vrisnin pabesisht mësuesin Shtjefën Gjeçovi, ai i mblodhi nxënësit në shkollën e tij, në fshatin Zym të Prizrenit dhe u përsëriti, si gjithmonë pas çdo mësimi, këto fjalë:”Shqypnia asht vendi ku kena le e na jena vetëm shqiptarë. Gjuha jonë asht shqypja. Këto mos i harroni kurrë, fëmijë të dashur”. Dhe atë mbrëmje, kur do të kthehej për në shtëpi, rojtari i shkollës i tha:- Ruaju, zotni Shtjefën. Armiqtë të kanë vu në shenjë e nuk e durojnë këtë shkollë shqipe!- Ani ç’ka!, – u përgjegj duke qeshur Gjeçovi – Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë…