Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritFëmijët e popujve të vegjël

Fëmijët e popujve të vegjël

Fëmijët e popujve të vegjël,

Janë insekte për fëmijët e popujve të

Mëdhenjë.

Ata do ta kuptojnë se fati

Ka të bëjë dicka me fashizmin

Por atëherë vec se do të rriten

dhe do të duhej të mbrojnë

dashuritë e tyre.

Ata do ta kuptojnë se turpi

Është fundosur në gjakun e shekujve

Por atëherë vec se do të rriten dhe

do të duhej të duhej të

thurrin këngët e tyre

të përbotshme.

Fëmijët e popujve të vegjël

Janë dëshmitë mashështore

Të gabimeve të pandreqshme

Që bëhen në emër të natyrës.

Fëmijët e popujve të vegjël dhe

Lufta e tyre e pashmangshme

Për të mbetur gjallë.

Dhe

Tërë ai heroizëm qe duhet ta

Kenë në mënyrë të patjetërsueshme.

Poezi nga Shpëtim Selmani

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT