Kur dëshira bien në kundërshtim me arsyen
Kur atë ditë më dhurove një zog në kafaz
Buzëqesha se ideja më pëlqeu
Dhe jo pak
Më the
Është një zog i rrallë
Nuk do të krijojë problemi
Është këtu i mbyllur e pa krahë
Po ta dhuroj ty që të bëjë shoqëri
Nga që un Jam gjithmon larg
Është për të nxjerrë mërzinë
Unë pa u menduar gjatë
Thash faleminderit , më gëzove
Një gjë kaq të bukur më dhurove
Këndonte zogu aty në kafaz
Dhe unë vija buzën në gaz
Çdo ditë i flisja atij për dashurinë
Se do të ishte më bukur
Sikur të dashurit pranë të rrinë
Zogu sikur më kuptonte
Çdo ditë që vinte
E më pak këndonte
Si fillim se kuptova
E u bëra merak
Thash mos ishte i sëmurë
Dhe derën e kafazit e hap
E marr në dorë
Dhe nga afër e shikoj
Cicërojë aq trishtueshëm
Sa që lëkurën ma rrënqeth
Nuk doja të humbja shoqërinë e tij
E vendosa prap në kafaz
E pranë aty në heshtje rri
Dalëngadalë afrohet një zog tjetër me guxim e pa frikë
Kishte një zemër në sqep
Shkoji drejt kafazit dhe mbrënda hyri
E më shikojë me vendosmëri
E më thotë
Të lutem lëre të lirë
O më mbyll dhe mua këtu
Se pa atë unë nuk dua të rri
Sytë mu mbushën me lot
Dhe mora një vendim
Nuk ishte e drejtë
Që për të mbushur mungesën time
Unë të ndaja një tjetër çift
Hapa derën dhe të dy i përcolla
Të jetojnë ato gjatë e të lumtur
Atyre i urova.
Dimër
Me një filxhan çaji në dorë
E ulur përballë zjarrit
Shikoj dy trungje të përqafuar
Që digjeshin në oxhak
Dhe unë në imagjinatë shoh dy trupa
Që kishin marrë flakë
Zjarri pak nga pak më përpinë
Ajo ngjyra e flakës më kujton rininë
Prushi që nxjerr shkëndi
Më kujton ty
Më kujton dashurinë
U gjenda në vitet e shkuara
Ku jetuam ato vite të bukura
Eh erdhi mëngjesi dhe e shoji magjinë
Dhe nga zjarri në oxhak
Kishte ngelur vetëm hi
Por kur e luaj kishte akoma pak prush të ngrohtë
I fshehur priste të vije ti
Atëhere i thash
Mjafton ti frysh pak prushit
Për të ndezur një zjarr të ri
Dhe ty mjafton
Të të puthi
Për të ndezur atë zjarrin që flen
I mbuluar tek ti
Ushqeje dashurinë
Mos e len
Të shuhet në vetmi.
Këshilla e krenarisë
Kur zemrën ma lënduan
Loti rrodhi ngadalë
Kur zbriti në faqe
Më tha disa fjalë
Këtë herë po ta lejoj
Që për dikë të qash
Peshën e asaj dhimje
Në zemër mos ta mbash
E në se të lehtëson në shpirtë
Bën mirë lëmshin që ke në fyt
Ta nxjerrësh jashtë
Por dua të të them diçka
Mos e trishto syrin me lotin e kripur
Mos e rëndo faqen me lotin e hidhur
Mos e zymto buzëqeshjen me lotin e mërzitur
Dua kur të qash të jesh e gëzuar
Dhe loti kur të rrjedhë të shkëlqejë
Si një lule sapo e këputur
E kur faqen tënde loti ledhaton
Të ndriçojë si një gurë i çmuar
Kur loti buzët ti prekë
Të të thotë
Erdha deri këtu
Ty me të puthë
Jam aq i lehtë e pa ankth
Që mund të arrijë deri në gushë
Të qash nga lumturija
Un nuk Jam as i kripur
Por i ëmbël si dashurija
Që ke ti mbrënda teje
Për jetën
Për vetveten.