Prezantuesja Liberta Spahiu, përveç paraqitjeve në ekran shpesh ndan edhe postime të ndryshme në Instagram.
Ajo kësaj radhe u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
Një nga ndjekësit i ka kërkuar që të tregojë një të pathënë të vetes, me ç’rast ka bërë që Spahiu të zbuloj një rast.
Prezantuesja e një emisioni show-bizzi ka rrëfyer një histori të ndodhur në vitin 2011 kur ka qenë në Amerikë.
Liberta tha se ka mbajtur 32 orë burg, por që nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë ishte fjala.
“Ka shumë të pathëna, por një që po ua tregoj është që në vitin 2011 kur kam qenë në Amerikë së bashku me miqtë e mi për emision një natë prej netëve i kam mbajtur 32 ore burg. Katastrof”, u shpreh ajo.
Sido që të jetë, do të shohim në vazhdim nëse do të zbulohet se për çfarë saktësisht ka ndodhur kjo.