Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMbrëmje poetike me poetin Rame Bashota

Mbrëmje poetike me poetin Rame Bashota

MUJË KRASNIQI – NJË EPOPE

Mujë , na erdhi kjo epope

Hipe në bronz vitet e rinisë

E solle një epoke të re…

I gezojmë frytet e lirisë

Atdheu me ty krenohet

Armikut ti i solle tmerr

Si sot mua mē kujtohet

Guna jote me binte e gjërë

Ca punë gjysmë të lëna

U ngjitem tok alpe të Sharrit

Armët na i shkëqente hëna

Më the të shpie të Adem JASHARI.

Të kujtoj me mall e lot në sy

Adem e Mujë jetoni vite e mote

Mujë shesheve takohem me ty

Nē jetë më vije pas hija e jote

TË TROKAS

S’e dija të porta a të trokas

Para meje m’u shfaqte fotoja

A të shkruaja apo të thërras

A foton tēnde unë të vizatoja

Muza ime kur do të mē vinte

Sa u mbushesha , plot musht

Gjumi s’e di pse nuk me zinte

Prisja kur ē vēje ndonjë kusht

S’e di a të digjem sikur eshka

Filloj vargun a foton s’e di ënde

Pse më shfaqën si genjeshtra

Apo të trokas në zemrën tënde

DO VIJË KOHA .

..

Unë ju pres rreze lëndine

Pret një arkë, sikur trapez

Vini ju që flisni pas shpine

E ju që mē therët nënbrez

S’më pyetët ju çfarë pate

Veç ma morët shpirtin tim

Vini sot ju që të lani mëkate

Mbillëni ,e unë korri trishtim

Ju më lënduat në disa vënde

Tē cili gurë do fle a mērmerē

Ndoshta do isha gjallë ënde

Ju që hodhēt baltē dhe vrerë

Ndofta thoni pse i vë në pah

S’dua borxh s’do rri për vetën

Pastaj do kthehëm njërin krah

Nderova me shpirt tërë jetën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT