Wednesday, February 5, 2025
BallinaLajmeVazhdon të bie numri i rasteve të reja me virus, kaq u...

Vazhdon të bie numri i rasteve të reja me virus, kaq u shënuan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 37 raste të reja me virus.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.

Në total numri i rasteve aktive është 812.

Më poshtë njoftimi i plotë nga MSH.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT