Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Kasam Shaqirvela

Çaste poetike me poetin Kasam Shaqirvela

Ç A M Ë R I A

Gjithmonë të ndjekur

Ngahera të vrarë

Prej Andartësh

Dhe Fanariotësh

Të Idesë së Madhe

Që ngrihej lugat mbi dhe

Pllakosur kujë e gjëmë mbi ne

Në mëkate zhytur

Nga farë e jona,

Dhe laneti ngritur

Nga soji i huaj

Si Venizellos

Zografos dhe Zervas

Për Megaloidenë

E “Vorio Epiri” -it

Që zemra u plas….

Plot smirë e maraz

***

Vërshuan në Çamëri

Llava ujqish t`uritur

E hiena turinj ngjyer

Me gjak Çami të

Pafajshëm, përlyer

Nga masakra e kryer

në fëmijë, gra e pleq

Situata makabre

Të shekullit të ri

Kryer nga grekë meleq?!

Aty në Çamëri.

Oh! Paramithi?

Ç’pësove ti…!

Asaj nate pa hënë

Sa e sa trima çamë

Për lirinë tu vranë

Për vendin mëmë

Pa dallim feje

Ortodoksë-grekë

Apo turq-myslimanë

Sepse ishin të një gjaku

Madje të lindur nga

I njëjti At e Mëmë

Që kohët mi ndanë me:

Gjuhë, fe dhe n’tjera anë.

***

Po vallë shqiptari çu bë ?

A u shkri si bora ndër male

A u tret si kripa në det pa zë?!

Jo, jo?! -ai u nda në:

latinë, grekë dhe turq

Sipas feve që mori

Gjatë historisë, si dhe

Nga proceset e copëtimit,

E pastaj përvetësimit, të

Tokës së Nënë Shqiptarisë

Veç një fije i mbeti

Pa u shkëputur

Atëherë dhe sot

E lidhur për shpirti,

Për zemre e truri

Gjuha dhe gjuhë

Prapë mbeti ajo

Atje, këtu

Gruaja dhe burri

Gjithandej kudo

Lulëzoftë për mot!

LISAT PËRKUNDEN N’DJEPIN E KOHËS

Lisat përkunden n’djepin e kohës!

Ashtu siç përshkunden mendimet e rënda

A thua Nënat Çame mbërthyer para drojës?

Zemrat u janë mbushur nga dhembja e kënga

Djepat i bartin të gjyshëruara gjyshet

Ninullat i këndojnë me lotë lirie

Shpresa çanë malin atëherë kur grishet

Sonte n’Tetovë ka aromë Çamërie

A DO TË BËHET SHQIPËRIA

(vazalëve, kuajve të Trojës, disfatistëve…)

Ngrysur në mbrëmje

gdhirë në sabah

të gjithë po bëjnë

të njëjtën dua…

ca me kryq…

e ca me bismilah…

si turkë e grekë me gjithë shkja

se Shqipëria s’ka për t’u bë..?!

*

Sepse, gegët mend nuk kanë…

për trimëri besë ta paçin dhënë

e toskët besë nuk kanë…

por mend koka ju ka nxënë

kështu dikur haj medet

plot me dhimbje e siklet

At Gjergj Fishta pati thënë

që një jetë more krejt të tërë

Shqipërisë së vet ia pati dhënë

po bre miq dhe dashamirë

unë e them me zemër të dëlirë

se, kjo filozofi akoma mban

dhe bën dritë si një shandan

mbi Troje të Arbrit anekënd

vetëm doja pak për të dëftuar

që të mos më derdhen më

ujërat kot bre në përrua…

por t’i mbledhim në një lumë

ta mbushim detin tonë sa më shumë

se, Shqiptaria, po, ka për t’u bërë..!

për inat greku, turku me gjithë shkja

që në vuajtjet tona bëjnë sefa…

*

-Pra, atëherë kur në këtë dynja

të dy degët e Lisit tonë

toskë e gegë që u thonë

bashkas kanë për t’u përpjekur

dhe vëllazëri më t’mos bëjnë

asnjëherë bre me shkja…,

as me peshkop e as me pasha

por s’duhet as për të lënë

që në trupin e Lisit tonë

tjetër klimë të na e prekë,

dhe degë tjetër të mos shartohet

as tani e as më vonë….

vetëm kështu do të gjallërohet

fort e mbrojtur në përparim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT