SYTË E PAFISHKUR
-marsi 1981-
Pas kohe të gjatë në gjum
zgjohet qyteti e zgjohet katundi
si e zgjuar nga buzëvdekja.
Bote kallkane
sytë e pafishkur spikaten:
thirrje nga zjarrtësitë
e zemrave të gurëcuara,
që prangat do i këpusin
si jo vetëm në tela qiftelie.
Në pirgjet e vargut tim
kurrnjëherë më i lumtur,
ngritem,zbres,ngritem,dhe-
në më të shumtën e hises së fjalës,
I prek udhët
e ëndrrave.
Njeriu i Zi –
po ky frymim i ndohte, si sot, si dje,-
përrallë shkuar përralle i bërë,
por vetëveteje i pështirur asnjëherë,
mësa e pështirë veten uji i ndyrë
që askush s`e pi…
QESHJE ME TË QARA
Ti më s’ lake dhëmbët çdo vakt e çdo ditë
Larg t’mëhershmit zell në punë pastërtie,
Bliri,që e pate mbjellur,e që mirë u rrit,-
Shenjë as nishan erëkëndshmit, kurorë-hije.
Tretur e ëmbla e syve që faqes sharm i ipte
As shtëpia e vjetër s’qenka ajo e para
Gjithçka shkrirë e humbur që gazin e trokëllinte
Tek klith humbëtira – qeshje me të qara.
BASTARDI
Ka roje të së mirës, roje të së keqes
Ka të parimeve dhe ka servilë
Punë e dikujt: t’i bie e t’i bie teneqes
Dhe fyellit n’dy vrima, si një bastardi tebdil.
Ka, që, kur pasqyra e nxjerr të gjorë
Ulet e i sjell mendshëm nën një mollë,…a dardhë,
E, horri prek qiellin, horë, duke u bërë horë:
I bie telit, i bie, të zezën ta nxjerrë t’bardhë.