ATDHEU
Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – dhe të mban ty – në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ka ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të c’mënd.
Atdheu është buka e uritur,
Të ikën nga duart e dot nuk e ngop;
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur;
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
JA, TOKA IME. . .
Ja toka ime – mes dritash kredhur.
mes brohorish te gezueshme Mesdheu.
Shtatin me mallet ne qiell hedhur,
nga gryke e Vjoses,
nga gryke e Bunes –
gurgull legjendash
e zerash dheu.
Ja toka ime – e ashpra, e buta.
Nje krisme pushke,
pastaj lahuta.
Nje piramide.
Nje lapidar.
Linja tensioni qe ecin tutje…
Ja toka ime-
me statuja mbjelle
e fragmente shekujsh te mermerte ne zemer.
SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.