Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde gjatë një interviste e ka bërë të qartë se ai kurrë nuk do t’i bashkohej Barcelonës për shkak të respektit për ekipin e tij aktual, Real Madrid,
Uruguaiani i cili nënshkroi për ‘Los Blancos’ nga Penarol në vitin 2016, ka shprehur dashurinë e madhe që ka ndaj klubit madrilen duk thënë se ata i kanë ndryshuar jetën e tij.
“Real Madridi është i veçantë, ata ndryshuan jetën time. Kam ardhur nga Penarol, por që kur kam ardhur këtu e kam ditur që kam veshur fanellën e ekipit më të mirë në botë. Është një presion dhe përgjegjësi e madhe, por më pëlqen,” tha Valverde për televizorin spanjoll, El Larguero.
Ai ndër të tjera treguar që për respektin që ka ndaj klubit të tij, nuk do të luaj asnjëherë për Barcelonën.
Duke shtuar se: ”Për respekt për Real Madridin dhe për vlerat që më dhanë në shtëpi, nuk do të luaja për Barcelonën. Nga respekti për simbolin që më ushqen, më jep jetë, dashurinë që më jep dhe vlerat. më dhanë në shtëpi.”
23-vjeçari këtë sezon me ‘Madrilenët’ është paraqitur në 32 ndeshje në të gjitha garat duke qenë edhe një ndër shtyllat kryesore të ekipit
