Ne vijim te vizites se tij ne spitalin e burgut te Saint-Lazare, nje institut per prostitutat pariziane me semundje veneriane, Picasso prodhoi nje seri pikturash te nenave te varfra duke perqafuar femijet e tyre te vegjel. Kjo eshte me e madhja ne kete grup veprash qe datojne nga Periudha Blu e artistit. Ato bashkojne shqetesimet sociale bashkekohore me nje teme te krishtere ikonike. Brinjet e zbutura te nenes i flasin studimit te ngushte te Picasso-s te veprave te artisteve me te hershem, vecanerisht El Greco-n.Ne fund te veres se vitit 1901, Picasso vizitoi burgun e grave te Saint-Lazare. Pervoja e tij e dores se pare te ketij mjedisi te felliqur ishin nje burim informacioni per melankoline e shkaktuar nga varferia te shume nga veprave te artistit te Periudhes Blu. Ne disa aspekte, burgu ishte, produkt i rrethanave te nderrimit te shekujve ne Paris. Varferia deshperuese kishte nxitur shtimin e prostitucionit, i cili ne kembim kishte ndikuar ne perhapjen e semundjeve veneriane. Dicka e tille coi ne nje varferi edhe me te deshperuar dhe shume nga te burgosurat e burgut te Saint-Lazare ishin ish prostituta qe vuanin nga semundje te tilla.Burgu, i mirenjohur ne ditet e tij, ishte kthyer ne subjektin e artisteve dhe te shkrimtareve dhe madje u shfaq edhe ne lirikat e kengeve popullore ne kafenete dhe kabarete e Montmartre-se. Piktura “Nena dhe femija” e Picasso-s paraqet nje aspekt te nje burgimi te tille qe e shqetesuan vecanerisht artistin – pranine e femijeve ne burg. Nena paraqitet si nje figure e mjere format e zbutura te se ciles paraqesin nje ndjesi deshperimi te pergjithshem. Megjithate, Picasso ka lejuar qe vepra te pershkohet nga nje ndjesi shprese nepermjet aludimeve te dukshme te tij ndaj nenes dhe femijes. Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.
