M’KANË MUJT BUDALLTË
Njiher njâni po e vet nji urtak:- A t’ka mujt kush me fjalë?- Dhetë hise m’kanë mujt e nji hise i kam mujt.- Kush t’ka mujt?- M’kanë mujt budalltë, se sa herë kum hi n’fjalë me ta mu ka dashtë, ja me lân qysh kanë thân ata, ja me e prishë konakun!
QYSH MI RA N’FIJE PUNËS?!
Njânit i kish pas hecë pazari. Masi bani pare si mirë, nisi me dalë me shoqni edhe punën e la mas dore. Mas nji kohe, nisi mi râ puna e mu vorfnue. Po nji ditë e kish pas thye kâmën edhe s’mujke mâ me dalë. U detyrue me nejt pa çare n’ven t’punës me puntorë. Tash, menjiherë nisi mu ngjallë pazari e me i hecë puna mirë e marë. Shokt e vesin:- Çka u bâ me ty se âsht kah t’hecë pazari prap shumë mirë?- Po more, qysh jo, po ju kallzoj. Për me t’hecë puna mirë e marë, po u dashke me thy kâmën!
KOJSHIA I MIRË SKA T’PAGUN
Në një ndërtesë banimi, njëri banonte në katin e gjashtë. Një natë, njëri kojshi i tij në katin e pestë i fton disa rapsod, shok e miq, që hanin, pinin e bënin qejf.Ai lart, i thërret policinë, dhe iu thotë se:- Një banorë, poshtë në katit tim, po shkakton shumë zhurmë, ka ftu’ rapsod e një kallabllak njerëz, s`po na le rehat, është shumë i poshtër shoku polic. – Jo i poshtër kokshe ti vallah, se me pâs kanë burrë i mirë ishe kanë edhe ti me ta tuj ba qef, ia ktheu polici.
ÇKA PO PASHIN, PO U KALLËZOJSHIN GRAVE
Njëri dilte shpesh në kafe por edhe ishte xhymert e u paguante shpesh shokëve. Kur u bërtisnin gratë burrave – pse po harxhoni n’kafe, ata, për t’u arsyetuar, u tregonin se po paguante filani. Shkon fjala në veshë të gruas së ati që paguante. Ajo e qortoi shumë pse gjithmonë ai paguan.Të nesërmen, kur shkoi në kafe, si hyri brenda, ia nisi e po i zhvesh pantallonat para shokëve.- Çka je tuj ba? – i thanë shokët. – Po deshna, se mora vesh që çka po shihshit n’kafe, po u kallëzojshi grave, – u thotë ky.
LE TË DALIN TË MEÇMIT, E MOS TË DALIN BUDALLTË
Në një fshat malor kishte rënë borë e madhe. Nuk dilte kush të hapte rrenë, kështu që mbeti i bllokuar tërë fshati. Njëri shkon te një fqinj që ishte më i mençur dhe po e bën dert këtë problem:- Çka ta merr menja, qysh me ia ba e me i hapë rrugët, se jemi metë mbyllë.- Për me dalë të gjithë, duhet me ditë qysh me i thirrë!- Po qysh me i thirrë? – Dil e thuej: Po dalim me i çelë rrugët, por mos të dalin budalltë, le të dalin veç të meçmit. Si thirri ky: ‘Le të dalin veç të meçmit, po jo budalltë’, dolën të gjithë dhe u hapën rrugët!