Saturday, July 27, 2024
BallinaNgjyra jeteHumorALI PASHË TEPELENA DHE DY TREGTARËT

ALI PASHË TEPELENA DHE DY TREGTARËT

Një tregtar nga Janina, para se të nisej për tregti, i la amanet një shoku të vet, një qyp me florinj. Kur u kthye, mori qypin nga shoku dhe shkoi në shtëpi. Kur zbrazi qypin, pa se në vend të florinjve kishte gurë. Tregtari shkoi te Ali Pashë Tepelena dhe i tregoi ngjarjen. Aliu thirri edhe tregtarin tjetër dhe, pasi i dëgjoi që të dy, u tha:- Kur e bëtë këtë punë, mua nuk më pyetët, prandaj shkoni nga të doni, se nuk merrem me ju!Sa dolën tregtarët, Aliu porositi rojet që t’i peshonin të dy. Pas gjashtë muajsh Ali Pasha i thirri përsëri të dy tregtarët dhe, si i peshoi, pa se ai që ankohej kishte rënë 6 kg., ndërsa tjetri kishte shtuar 9 kg. Aliu, i tha atij që kishte fshehur florinjtë:- Shko e silli shokut florinjtë e fshehur, se ti, duke kujtuar që ia hodhe, ke shtuar 9 kg., kurse ky, duke kujtuar se i humbi, florinjtë, ka firuar 6 kg.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT