Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Albana Methoxha

Çaste poetike me poeten Albana Methoxha

E VUAJTURA NËNA JONË

Nënoke, nënëëmbël,

ninullat magjike,

këndoje kaq butë për të na vënë në gjumë,

të voglin që mëndje me qumështin e gjirit,

me aromën e nënës, ne të tjerëve lumë.

Mbaj mend ëndrrën mëmësore,

ndezur në sy, kur na puthje në shtrojë,

ledhatimin e flokëve me dorën paqësore,

me të ashprat duar që nuk lëndojnë.

Ne ishim shumë, një tufë me halle,

të lodhnim, të çlodhnim me dashuri,

buzëqeshje si shenjt fytyrës së rudhur,

askush s’t’i pa kurrë, veç mirësi.

Sot para nesh je diamant i çmuar,

ikonë e rrallë, burim dashurish,

nga goja juaj burojnë praruar,

prizme lotësh malli, kur udhëve na nis.

Shëndet të urojmë, e ëmbla jonë,

me mallin varur në cep të syrit,

ti bekime jep me zemër nëne,

hallall na bën qumështin tënd të gjirit.

BUZËQESHJE PAFAJËSIE

Pres,

por ti harrohesh udhëve,

parqeve,

lulishteve,

pyjeve,

të rrëmben një lule,

një gjethe,

një flutur,

humbet qiellin tek vështron,

në ditë me diell, me re,

në netë me hënë e yje,

humbet në këngën e zogjve,

shtegtimin e patave në vjeshtë.

Ah, fluturzat e borës të magjesin,

kur kthehesh në vendin e faljes,

më thua:

-vallëzova me ty, bukuri.

Unë, nuk mund të zemërohem,

buzëqesh me pafajësinë.

MOTIV POPULLOR

Xhanin ma dogje, kur çelet mëngjesi,

çel me sytë e tu që shkëlqejnë plot dritë,

m’i fal moj shejtane, belaja më gjeti,

bashkë me buzën tënde të trëndafiltë.

Jepmi, moj lanete, se më dogje xhanë,

tretem unë i mjeri si bima në verë,

për dy sytë e tu buza më është tharë,

falmë një të puthur, pika mos më bjerë.

Për hiret e tua tretem për çdo natë,

për gjoksin e plotë, belin e këputur,

falmë, moj lanete hirin tënd të artë,

se do t’i rrëmbej, s’t’i marr me të lutur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT