Afer vete lekures sime, perlat e saj
Dashnorja ime
Me kerkon t’i vesh
T’i mbaj ngrohte deri ne darke
Kur t’ia krehe floket
Ne oren gjashte, ia vendos rreth
Fytit te saj te ftohte, te bardhe
Gjithe diten mendoj per te
Teksa shplodhet ne dhomen e verdhe
Duke u kenaqur me mendafsh
Ose tafta
Sonte cilin fustan?
Ajo ben tifo per veten
Teksa une punoj vullnetshem
Nxehtesine time qe hyn ne cdo perle
Ngecur ne qafen time, litari i saj
Ajo eshte e bukur
Enderrova per te ne shtratin e papafingos sime
E perfytyroja duke vallezuar me burra te gjate
E hutuar nga arome ime
E zbehte, kembengulese
Poshte parfumit te saj francez
Guret e saj prej qumeshti
Ia fshi shpatullat me kemben e nje lepuri
Shoh skuqjen e bute qe deperton lekuren e saj
Si nje shikim i mefshte
Ne veshtrimin e saj te xhamte
Buzet e mia ndahen sikur duan te flasin
Hene e plote
Karroca e saj e sjell ne shtepi
E shoh ne cdo cast ne mendjen time
Duke u zhveshur
Duke hequr bizhuterite
Dora e saj e holle
Duke arritur kutine
Duke rreshqitur lakuriq ne shtrat
Sic ben gjithmone
Dhe une jam shtrire ketu zgjuar
Duke e ditur qe perlat po ftohen edhe tani
Ne dhomen ku fle dashnorja ime
Cdo nate
Ndjej mungesen e tyre
Dhe digjem
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti