KETO VARGJE SI FRESKİ
Vetmia më ka mbytur me heshtjen
As edhe një fjalë skam kujt t’ia them
Eja njëherë të paktën brenda kujtimeve
Nga kjo mërzi këtu larg të më nxjerr
Askush s’ia njeh peshën vetmisë
Dhe dhimbjes që ajo në shpirtë të mbjell
Aq më tepër nga malli per atdheut
Kur asnjë kujtim nuk ta sjell
Dhe digjem nën zjarrin e heshtjes
Pa fjalë e pa zë në vetmi
Duke pritur ndoshta një kohë tjetër
Me ranë këto vargje si freski
Si freski…
MIQËVE TĖ MI NË ATDHE
Ju qe si keni provuar largesite
as udhet e botes plot mall
veshtir te na i kuptoni ndjesite
dhe kete te djegshmin mall
Kur flasim per udhet e largesit
ndoshta nganjehere dhe teprojme
Na e kuptoni shpirtin ndjenjat
Te pakten dhimbjet ti pushojme
KALAJA
Si kunor nuserie qytetit përmbi
Shekujt i numeron neper histori
İa numron rriten plag edhe dhimt
deshmitar i moteve qytetit mi rrine
Sot ne liri mbi qytet shkelqen
Brezave te se ardhmes ajo u rrëfen
bukuri e sajë vlere e pasuri
qytetit te lidhjes sa bukur i rri
Sot nga ketu larg me mall e kujtoj
Kujtimet që kam i ruaj e mendoj
Ditet qe kaluam nuk mund ti harroj
nuk mund…
JAM MESUAR
S’eshte e vertet qe jam e fort
Thyhem ne qindra copeza
sa here shpirti me dhembe
Sa here lotet perbije
Sa here zemra me therr
Sa here merzia me mbyt
Vetem se jam mesuar te mos bej zhurme
Jam mesuar te goditem dhe te hesht
Jam mesuar te kerkoj falje
Jam mesuar te fal tjeret
Jam mesuar jam mesuar
Sepse jeten shume e dua
E dua …