Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritE marta poetike me poeten Rudina Papajani

E marta poetike me poeten Rudina Papajani

E NDJEJ….

Po dridhen shinat në dallgë e ngjyrë blu,

në rrota orësh,

larg botës që më bën të vuaj.

Po dhemb jeta ,

në sy e hap që të shpon.

Po zbret dita kuqalashe,

heshturazi,

è bukur në çukitje zemrash.

E ndjej se qumështi i tokës ,

frymohet nga një lodër,

që vjen e panjohur në kohë të pjekurisë.

Tani dhe lotët e gëzimit ,

i lë të bien në det,

aty ku valëzon uji,

ku shtyhen dallgët pa më të voglin dert..

Mos më lini të më ikë fryma,

adresat e fshehura,

poshtë gjoksit tim,

lusjen e hënës,

në një portë deriçke të tharrë.

Mos ma xhvatni dashurinë,

që si planet vargëzues prek diellin,

mban pa gjumë shpirtin plot lëng,

e zemrën e bën këngë.

Ka zbardhur jeta sot,

një arsye e thellë në pëllëmb të kujtesës,

një dorë me vija vese në faqet e asaj..

Lindëm për të qënë të paqtë,

me veten dhe me ju,

hodhëm spirancën për të qënë të lirë,

në çerdhen e fatit,

që qethet kaluar nga makinat e kujtesave,

që flasin nga kurmet e lodhura.

I dolëm përpara ditëve,

me çmimin e lëkurave të holluara,

me sytë plot perde ,

nga tymnaja e filluar.

Kaluam nga shtegu në shteg,

gurin hijerëndë e të ciflosur,

e dergjëm në një kupolë që shfryn.

Dhe gjithmonë flasim me vete,

si për t’u mjekuar,

me atë tis të hollë mjalti,

që mplekset kaluar ,

në neuronet e trurit që bërtet.

Dashuruam të pafaj,

luftuam me veten të harronim,

ato sy bukurat,

mes këputurat që vinin vërdallë,

luftuam me plagën më të ëmbël,

gozhdimin pa kushte ,

yllin e celebruar,

në kupidin e botës mbarë…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT