Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritKimete Durmishi-SHKALLËT E JETËS

Kimete Durmishi-SHKALLËT E JETËS

SHKALLËT E JETËS

Nuk e di

edhe sa i kam

por e di në

sa kalova

Çdo shkallë

që lash prapa

nga një kujtim

në të shënova

Nuk kam frikë

mos u ngatërrova

ato ishin gjurmët

e hapava të mia

Dikund me vrap

e me dashuri

nxitova

Ndonjëherë e pikëlluar

në to kalova

Dikur shkallëve

do t’u vijë fundi

nuk do të kem

më as forcë të ngjitem

Do të ulem

të pushoj

nën hijën e strehës

së fundit

Çka arrita në jetë

do të mendoj

nga lart

do të hedh një shikim

Për asgjë

nuk do të pendohem

e di ky ishte

vizioni im

Si trashëgim

u lash fëmijëve

dashurinë

Sinqeritetin

ua vura vath

në vesh

Respektin

e shkrova në shpirt

E unë e qetë nga kjo botë

mund të iki.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT