Thursday, March 13, 2025
BallinaSportAncelotti luajtëm mirë por e kemi fituar vetëm pjesën e parë

Ancelotti luajtëm mirë por e kemi fituar vetëm pjesën e parë

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur me fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat, madrilenët triumfuan ndaj Chelsea me rezultat 3:1 falë tre golave të Karim Benzemas.

E pas takimit, trajneri italian e ka analizuar lojën, duke e përshëndetur paraqitjen e ekipit të tij.

Mirëpo, Ancelotti thotë se ende nuk ka marrë fund asgjë pasi ka për t’u zhvilluar edhe ndeshja e kthimit, para se Reali ta sigurojë kualifikimin eventual në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.E patëm një kontroll të mirë të lojës, duke u bërë të rrezikshëm në kundërsulme. Ishte një natë e mirë, por është vetëm pjesa e parë dhe duhet të shikojmë përpara. E kemi demonstruar një organizim të mirë, Benzema ishte fantastik. Kemi gjetur hapësira në krahë. E kemi një avantazh, por të martën do të jetë një tjetër ndeshje: ata janë fitues aktualë të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Ancelotti për “BT Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri italian kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe mungoi në ndeshjen e kaluar të Realit.

Por, ai u rikthye mbrëmë me sukses në bankinë, në punën që di ta bëjë më së miri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT