Thursday, March 13, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Linda Agolli

Çaste poetike me poeten Linda Agolli

PORTRET

Malli ka fytyrën tënde

Me vijëzën e thellë në vetullën e majtë

Që hovet e çelet përpjetë ballit

E shfaq mendime të padukshme.

Në atë vijëz ngucen të shpëtojnë të pathënat.

Mendimet kanë vështrimin tënd

Me sytë ulur nën qepalla

Që ndalet e fle në pikën e paqënë

E bëhet lutje e pazë, e drojtur.

Në ata sy ngujohen strukur vezullime.

Pastaj si në faltore, lutjet

Gjunjëzohen buzëve prej nga

E vdekur, jam ringjallur në çdo puthje

E vdes e ngjallem si ngaherë.

Në ato buzë përpëliten zjarre.

Dhimbja ka figurën tënde

Me vuajtjen kyçur në nofull e tëmth

Që kurrë nuk shfaqen syve të tjerë

E që përditë nga pak do të të vriste

Nëse nuk do të të shihnin sytë e mi…

JAM GRUA

Nuk jam shpirti i një burri

Që vargje t’i thurr bukurisë femërore

Që më djeg sa herë

Shfaqem si e vetmja alternativë

Gjinore e dashurisë

Dashurisë qiellore

Asaj bukurie që më tremb

Thyer bashkë me valën në ujë

Dhe ku rinia tret imazhe të pakthim…

Nuk jam shpirti i një burri dhe as pamja

Për të qënë një këngë me zërin e tij

Fshehur pas Safos moderne

Përgjysëm gruaburrë

Dashuruar me kopjen e vet monstruoze.

Se s’dua

Se s’dua të harroj se ka një portë tjetër

Ku hyj si qelizë e gjendem shpirt

Dhënë pas një burri që më sjell tek vetja

E më mbështjell me lëkurën e tij.

Nuk jam shpirti i një burri

Esenca e tij jam…

E VONË

Tani është vonë i dashur, të gjithë

Flenë shpëtuar jashtë prej trupit,

Lart s’dihet ku, a ndoshta

Poshtë mes rrathësh të zjarrtë.

Nëse u thyhet ëndrra, nuk vjen

T’i puthë përsëri, kanë frikë.

Tani është vonë i dashur, zgjohen

Plagët, zjejnë helm mbi zjarr

Kujtimesh, kur je zgjuar.

Tani është vonë, eja të flemë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT