Thursday, March 13, 2025
BallinaVitrina e libritCikel poetik me poetin Syle Maxhera

Cikel poetik me poetin Syle Maxhera

PAQE

Të gjithë e dimë është vetëm një fjalë
Kur e themi ndihemi mirë
Nëse heshtim na lëndon
Të padrejtët e agresorët shumë i trishton

Ajo përdoret në të gjithë botën
Dikus më shumë e diku më pak
Nëse me të konfrontohesh
Përqaf9je, mos harro se çfar të thash

Njerëzit e urtë e admirojnë
Mbaje në mend, agresorët e urrejnë atë fjalë
Nëse vepron mirë ti rri pa gajle
Fjalë e bukur është fjala PAQE

…………………………………………………………………………….

Në mes te kufijëve

E pse e mbyllë derën Je

gjysma ime e të dua Ne e dimë

të vërtetën Pse ti mos të jeshë

me mua 

Nuk lejoj të abuzojnë me ty Çfarë

ke në zemër vetëm ti e di Mua

edhe po nuk deshe Do t’më keshë

gjithmonë aty

Aty ku ti më do! 

……………………………………………………………

Nuk e di ku mbeti qiriu 

Prisja trenin të vie Prisja hënën

rrugën të më tregoi Prisja diellin të

më ngroh Prisja verën të vie nga

dera Prisja një ditë ty të shoh

Prisja shiun në korrik

Prisja grurin në janar Prisja

lulet në mes të dimrit Prisja

lumin të ngjitej lart 

Prisja librat të flisnin Prisja Naimin natë e

ditë Mos vallë ai ka ikur Nuk e di ku mbeti

qiriu Më duket mua, apo është duke u

fikur 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT