Ai që më dashuron
Më pret me durim të zbres nga qiejt
Si fëmijë të rendim pas gjërave në tokë.
Më besoni -Poetë-Fluturimet në qiej janë më të lehta
Se sa të ecësh mes gurësh që të thyejnë dhe kokën.
E di se në endrra të gjithë jemi guximtarë
Por ai më zgjat duart buzë detit, në një breg,
Ai e di se unë nuk jam shpend korriere
Dhe prapë, me gjithë kapriçiot e mia
Më pret.
Por dhe as ai vetë nuk e di
Jam unë ajo që mungoj
A është vetë Ai.